E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Protesta e PD/ Policia thirrje për hapjen e rrugës. Bylykbashi: Do ju kallëzojmë

Ka nisur me përplasje të forta protestë e sotme e opozitës mes qytetarëve dhe policisë.

Policia ju ka bërë thirrje disa herë që të mos paralizojnë qarkullimin duke theksuar se nuk ka dhënë leje për bllokimin e rrugëve.

Ndërkohë nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka theksuar që policia nuk duhet të bllokojë protestën dhe se opozitia do t’i kallëzojë.

Kujtojmë që opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë,  kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi.

Më shumë video

Reklamë