Subscribe

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin se në protestën e 16 shkurtit do të jenë prezentë individë me precedent penalë të cilët kanë si synoim krijimin e një klime destabiliteti në vend.

 

Sipas policisë këta individë janë të nxitur nga aktorë të tretë.

 

Në kuadër të këtij shqetësimi, policia u bën apel të gjitha forcave politike që janë angazhuar në protestë që të shmangin retorikat dhe veprimet që nxitin dhunë.

 

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

 

Policia ka informuar gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *