E martë, 13 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Prokuroria e Përgjithshme dhe AMA forcojnë bashkëpunimin kundër piraterisë dixhitale

Prokuroria e Përgjithshme dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), angazhohen për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe koordinimin e përbashkët në luftën kundër piraterisë dixhitale.

Në një takim të zhvilluar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, u firmos një Memorandum Bashkëpunimi i cili synon ngritjen dhe funksionimin e task forcës për luftën kundër piraterisë dixhitale audiovizive.

Reklamë

Nga ana e saj, AMA angazhohet të kallëzojë në prokuroritë kompetente materialet që mund të kenë elementë të veprave penale si dhe të informojë prokurorinë për metodat e reja të piraterisë dixhitale.

Ndërkohë që prokuroria angazhohet tëvlerësojë kallëzimet e kryera dhe të kërkojë të dhëna shtesë për hetim të plotë dhe të gjithanshëm, si dhe të bashkëpunojë me AMA-n për dokumentimin dhe referimin e rasteve të piraterisë dixhitale audiovizive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.