Subscribe

SPAK ka dalë në një konferencë për mediet në lidhje me sekuestrimin e dy call cenetarve që mashtronin qytetarët italianë nëpërmjet bursave.

 

Prokurori italian ka bërë me dije se viktimë e mashtrimit kanë qenë 220 italianë, ndërsa shuma e parave të humbuar është mjaft e lartë.

 

Sipas tij, ende nuk është bërë e mundur rikuperimi i parave.

 

“Janë 220 viktima në Itali. Një numër mjaft i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve të kryera dje, mendoj se viktimat arrijnë deri në 1200. Interesi i të gjithëve është që këto para të investohen nga persona të ndershëm. Paraja është një pasuri për të gjithë dhe nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi arritur të rikuperjmë para për momentin. Nëpërmjet mekanizmit të bitcoin është shumë e vështirë të rikuperojmë para. Paraja nuk duhet të investohet kështu, por duhet të investohet në mënyrë të ligjshme. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që diçka nuk funksionin. Ardhja jonë këtu tregon rëndësinë që i japim kësaj. Mund të them që shtë rezultat shumë i mirë dhe duhet akoma ta analizojmë. Në sajë të instrumenteve ligjore që Italia ka me Shqipërinë dhe sidomos krijimi i skuadrës së përbashkët hetimore solli këtë rezultat”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *