Subscribe

Një përfaqësi e banorëve të zonave të Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Kodrës së Priftit kërkoi informacion pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar këtë të hënë për procesin e shpronësimit sepse banesat e tyre preken nga projekti i Unazës.

 

Ata kërkuan të dinë si do të trajtohen familjarët që u shembet shtëpia, në rastin kur kjo e fundit është e palegalizuar.

 

BANORI
“Ne duam të dimë çfarë po ndodh, çfarë pritet të ndodhë dhe si do të trajtohemi neve që na preket shtëpia nga projekti.”

 

Banorët u pritën nga përgjegjësi i shpronësimeve pranë ARRSH, që sqaroi se ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt, do të përfitojnë banesë sociale, sipas ligjit.

 

“Janë duke bërë verifikimet për ata që dispnojnë dokumentet e pronësisë. Të tjerët do të tratjohen sipas ligjit në fuqi, që trajtohen sipas legjilsacionit për trajtim social, me të gjitha vazhdat e Bashkisë së Tiranës.”

 

Por banorët janë të pakënaqur edhe me një trajtim të tillë. Ata duan të shpronësohen me vlerën e shtëpisë që kanë sot dhe për këtë arsye, ngritën edhe zërin para ARRSH.

“Më mirë na regjistroni ushtarë në Ukrainë edhe e mbyllim këtë kapitull.”

 

Ata paralajmëruan se protestat e tyre do të përshkallëzohen, deri në momentin që të marrin atë, që sipas tyre, ju takon.

“Do përshkallëzojmë protestat, edhe grevë urie para Kuvendit, edhe poshtë shtëpive të deputetëve.”

 

Sipas banorëve, nga projekti i Unazës së Madhe preken 700 banesa, 550 prej të cilave janë pa leje legalizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *