E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 13 minuta më parë
Showbiz

Princi Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni private në Sllovaki

Princi shqiptar Leka II Zogu dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë këtë të dielë, 15 mars, në një ceremoni private dhe elegante.

Sipas një komunikate zyrtare nga oborri mbretëror, Blerta Celibashi tashmë do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin princeshë. Martesa u kremtua në Kështjellën Apponyi Castle, rezidencë e Mbretëresha Geraldinë, duke nderuar trashëgiminë dhe origjinën e saj hungareze.

Reklamë

Çifti ka zgjedhur që të festojë këtë moment të rëndësishëm në mënyrë diskrete, vetëm mes familjarëve dhe miqve më të afërt. Ky kapitull i ri vjen pas një periudhe në vëmendje publike për Princi Lekën, lidhur me marrëdhënien e tij të mëparshme me ish-bashkëshorten, aktoren Elia Zaharia.

Nga martesa e tij e parë, Princ Leka ka një vajzë 5-vjeçare, Princesha Geraldina Zogu, emër i trashëguar nga stërgjyshja e saj, Mbretëresha Geraldinë. Martesa e re shënon një fazë të re për princi dhe familjen mbretërore shqiptare.

Reklamë

????????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë martesën e Lartësisë së Tij Mbretërore, Leka II, Princ i Shqiptarëve, me Zonjushën Blerta Celibashi.

Martesa u kremtua në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.

Fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, rezidencë e familjes fisnike të Lartmadhërisë së Saj Mbretëreshës Geraldinë, u bë për të nderuar trashëgiminë e saj të çmuar dhe origjinën hungareze, e cila mbetet një pjesë e pandarë e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.

Pas martesës, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.

Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj anembanë botës.

Oborri Mbretëror Shqiptar
Tiranë, 15 mars 2026

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë