Prezantohet sot në Durrës, kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti për kryetar bashkie.

 

Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qëndrestarëve.

 

“Ka entuziazëm sepse kur betejat janë të shumëfishta adrenalina është më e madhe. Ne mbështesim njeriun e duhur. Të gjithë bashkë do ti japim Durrësit fitoren. Vija këtu dhe nuk është aspak e tepërt që secili nga ne të flasë për politikën, qytetin dhe sakrificën.

Jam durrsake, shumë rrallë e them në publik. Te ky pallati kam qenë së paku deri në moshën 13 vjeç. Për t ardhur këtu kalojmë te qendra në fytyrën time kam një vragë që më ka ndodhur kur kam qenë e vogël te shatërvani. Kush e njeh Durrësin e vjetër, fëmijët të rinjtë në atë kohë, e kishim atë daljen o te Vollga o te ai shatërvani që ishte magjik. Në fytyrë kam një vragë nga shatërvani por nuk ka asnjë shenjë nga shatërvani sot.

Shumë prej jush ndjejnë dhimbje se durrsakë që jetonin me muzikën italiane para viteve 90, ata që e flasin italishten si gjuhën e dytë dhe janë intelektualë që nga mënyra si qëndrojnë. Durrsakët nuk janë as militantë, as partiakët, as ata që çuditen pas foltoreve, janë qytetarë të cilët nëse besojnë arrijnë ta ndëshkojnë siç duhet pushtetin, siç do ta ndëshkojnë këtë herë. Po na marrin edhe torrën. Jemi këtu që të mos na marrin as torrën’,, tha Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *