Drejtori i ri i Policisë së Burgjeve do të jetë Bardhyl Kaçorrit, i cili do të zëvendësorë Enkik Sulejmanin. Prezantimi i tij është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjona, e cila është shprehur se duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, me eksperiencë dhe ka pasur poste të larta drejtuese.

 

Ndërkohë Sulejmani u shkarkuar nga detyra më 10 tetor, pas përplasjeve për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut, i cili qëndronte i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.

 

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj tha se shumë shpejt në burgjet e vendit do të zbatohen edhe dy projekte të reja, që kanë si synim rritjen e sigurisë.

 

“Shumë shpejt do të vëmë në zbatim dy projekte pilot, për rritjen e sigurisë në institucionet e burgjeve. Forcimin e masave të kontrollit për të garantuar sigurinë në burgje, ishte një hap tjetër me rëndësi që morëm. Ka pasur hezitim nga ana e policisë së burgjeve, për të zbatuar ligjin për të ndaluar me vendim gjykate, janë këto një sinjal i fortë për të ndryshuar situatën. Në vazhdën e masave në luftën e pakompromisë, qeveria ndërmori javën e kaluar kontrollet në burgje. Nisma tjetër ligjore ka të bëjë me vendosjen e një regjimi izolimi të kryer në kuadër të një pjesëmarrje në organizata terroriste”.

 

Ndërsa gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë zyrtar që do të favorizojë apo bashkëpunojnë me kriminelët.

 

“Do të ndëshkohen pa asnjë rezerëvë, kush bashkëpunon me elementët kriminal, duke vënë pikëpyetje integritetin e institucioneve do të ndëshkohet pa asnjë rezervë, kushdo qofshin ata… Do të ketë kamera 24 orë në institucionet e burgut, si fillim tek 313 e më pas gjithkund, ndërsa tek ato të siguri të lartë do shihen edhe nga salla e monitorit “forca e ligjit”. Në mënyrë që askush të mos fshihet pas batanijes që i hedh kameras si është bërë traditë për fat të keq në të shkuarën”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *