E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Preu pemë dhe i vuri zjarrin pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi preu pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 28 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa pemë në vendin e quajtur “Qafa e Kutreqit”, në fshatin Kutreq, Zall Bastar, dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë