E ndërsa Rama dhe Meta po përpiqen te gjejnë dakordësinë mbi dhënien e autorizimit për nisjen e negociatave me Greqinë.
Presidenti i Republikës do te jete nesër ne mbrëmje ne studion e “Real Story” te Sokol Ballës ne Vizion Plus.
Kreu i shtetit pritet te sqaroje ne detaje refuzimin e tij për te firmosur, pa u respektuar plotësisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cilësuar prej tij si vije e kuqe. Po ashtu, Meta do te shpjegoje edhe kërkesat drejtuar Bushatit për me shume informacion mbi bisedimet me Athinën zyrtare. Presidenti pritet te zbuloje edhe diskutimin e sotëm koke me koke me Ramen si dhe te gjitha pikëpyetjet dhe dilemat qe ai ka për procesin.





