Franca do të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për një përshkallëzim të mundshëm”, tha presidenti francez për BFM TV dhe radio RMC të Francës sot.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur ndezjen, përshkallëzimin e gjërave,” tha më tej Macron.

Gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme, foli më herët edhe ministri i Jashtëm, David Cameron.

Cameron tha  se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet nga Irani, por theksoi se këshilla e Mbretërisë së Bashkuar është të mos hakmerret, duke i bërë thirrje Izraelit të mendojë me logjikë dhe jo me zemërim.

Sulmi nga Irani ishte një disfatë e dyfishtë, tha ai, sepse dështoi si në aspektin e dëmtimit të Izraelit dhe tregoi se Irani ishte ndikimi keqdashës në rajon. Cameron vlerësoi përfshirjen e Forcave Ajrore Britanike në rrëzimin e dronëve të nisur për në Izrael të shtunën mbrëma. Po të kishte sukses sulmi, tha ai, mijëra mund të kishin vdekur

Kur u pyet nëse Britania e Madhe ka qenë mjaft e ashpër ndaj Izraelit për sa i përket mbrojtjes së civilëve palestinezë në Gaza, ai tha se përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar janë të përqendruara në sigurimin e një pauze në luftime dhe dërgimin e ndihmës në Gaza.

Ndërkohë më vonë pritet edhe një deklaratë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili do të flasë në Dhomën e Komunëve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *