Në urdhrin e tij të parë këtë vit të ri për forcat e armatosura, presidenti kinez Xi Jinping theksoi nevojën për “gatishmëri luftarake me kohë të plotë”.

Xi, i cili gjithashtu kryeson Komisionin Qendror Ushtarak të Kinës tha se ky organ duhet të jetë gjithmonë gati që të “veprojë në çdo sekondë”. Këtë deklaratë ai e bëri teksa forcat e armatosura filluan trajnimin dhe stërvitjet ushtarake për këtë vit.

Ai ka urdhëruar po ashtu që të rriten trajnimet për frontin e luftës.

Kina ka pasur tensione në rritje me Indinë, ku si pasojë e konfliktit në rajonin kufitar jugperëndimor, deri më tani kanë humbur jetën 20 indianë, ndërsa numri i viktimave kinezë nuk është zbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *