Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës për të mos e humbur raundin e dytë për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

 

Në një dalje të shkurtër për mediat direkt pas deklaratës së Alibeajt, Balla tha se mazhoranca ka rënë dakord për kriteret e paraqitura nga Grupet Parlamentare të opozitës.

 

Sipas Ballës, socialistët kanë kërkuar vetëm që emrat e propozuar të mbeshteten me 20 firma nga pala opozitare.

 

“Ne i kemi zhvilluar diskutimet në sytë e publikut. Kemi rënë dakort me kriteret e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Për sa i përket procesit, tre gjëra duhet të jenë themelore. E drejta e palëve për të propozuar. Në dy raundet e para mazhoranca nuk do të propozojë. Nëse nuk do të binim dakort deri në raundet e 3, 4 atëher Presidentitn do e zgjidhnim ne. Ne kemi thënë se jemi të gatshëm që në këtë fazë të diskutojmë emrat duke ruajtur edhe integritetin e procesit. Duhet që kandidati që propozohet nga opozita të mbështetet edhe me firma vetëm nga opozita. Ne jemi të gatshëm që të ulemi të vlerësojmë mundësinë e votimit, nëse Grupi Parlamentar i PS do të mbështesi atëherë ne e mbështesim.

Kushtetua është mbi çdo lloj marrëveshje dhe nuk e shkel dot askush. Si mund të quhet dikush kandidat nëse ai nuk mbështetet me 20 firma nga opozita? Kohën e kemi që të mos e humbim raundin e 2. Vetëm këtë kemi kërkuar ditën e mërkurë. Nuk duhet të shkojë raundi i dytë dëm. Opozita e ka mundësinë që të mos i coj dëm dy raunde”- tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *