E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Presidenti i Iranit: Ne nuk do të fillojmë një luftë, por do t’i përgjigjemi me forcë ndaj çdo provokimi

Ebrahim Raisi, a candidate in Iran's presidential elections, casts his vote at a polling station in Tehran, Iran, Friday, June 18, 2021. Iran began voting Friday in a presidential election tipped in the favor of a hard-line protege of Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei, fueling public apathy and sparking calls for a boycott in the Islamic Republic. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se vendi i tij nuk do të fillojë asnjë luftë, por u zotua se do të përgjigjet fuqishëm ndaj provokimeve.

“Ne kemi thënë shumë herë se nuk do të fillojmë asnjë luftë; por nëse një vend apo forcë shtypëse dëshiron të na provokojë, Republika Islamike e Iranit do të përgjigjet me forcë”, tha Raisi në një fjalim televiziv.

Reklamë

Ai pretendoi se aftësitë ushtarake rajonale të Iranit nuk përbëjnë kërcënim për asnjë vend dhe përkundrazi janë një burim i besueshëm i sigurisë për rajonin.

“Fuqia ushtarake iraniane në rajon nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend,” tha ai.

Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar raketa këtë muaj në objektiva në Pakistan, Irak dhe Siri. Përfaqësuesit e saj kanë vazhduar gjithashtu të kryejnë sulme, me Hezbollahun në Liban të përfshirë në konflikte ndërkufitare me Izraelin dhe Houthi-t që kryejnë sulme në Detin e Kuq nga Jemeni./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë