Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se as ai dhe as partia e tij nuk janë penduar për zgjedhjen e Ilir Metës, president.

 

Gjithashtu në fjalën e tij në Real Story, Balla deklaroi se nuk e ka pritur që Ilir Meta në postin që ka të  merrte kaq hapa anti-kushtetues.

 

“Nuk po them që presidenti nuk ka kopetencë që të vlerësojë, por duhet të sillte një dekret në kuvend ku të thoshte se nuk pranoj dekretimin e një emri të caktuar ministri. Arsyeja është se Ilir Meta që është i pakënaqur nga lidershipi Lulzim Basha, sjella e Metes, si kryetar alternative i opozites. Jam i sigurt për këtë, edhe nga vlerësuimet që bënte kur ishte me ne edhe sot. Edhe sjellja aritmike e Bashës sot që sdi ç’të bëjë, që ka thirrur një protestë, por se di cdo të bëjë pas protestës, një person që po bën gati rrëzimin e ramës është nën alibinë e Metës. Dy muaj me radhë ju e patë që çështja më e rëndësishme ishte pakti për studentët dhe çështja e dytë ishte debate mes mazhorancës dhe presidentit.”

 

Pyetjes së Ballës, Nëse do të ishte dita e tij e fundit ne krye te shtetit, a do ta rizgjidhnit sërish Metën, në postin e presidentit?

 

Sekretari i përgjitshëm i PS-së i është përgjigjur se tashmë Presidenti i ardhshëm i Shqiperise do të jetë një përfaqësues i Partisë Socialiste.

 

Gjithashtu Taulant Balla, ka deklaruar se nuk ka asnjë dilemë për të vijuar mandatin që u eshte dhënë nga qytetaret. Zgjedhjet politike janë në 2021 dhe ato vendore në 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *