Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në...

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1 vit burg...

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që...

Presidenti Begaj pritet në një vizitë zyrtare nga Mbreti Abdullah i Jordanisë: Shqipëria dhe Jordania drejt një faze të re bashkëpunimi

23 Shkurt 10:08

Shqipëria dhe Jordania hodhën një hap tjetër drejt intensifikimit të dialogut politik dhe nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, angazhim i riafirmuar në Amman gjatë takimit mes Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe Mbretit Abdullah II, në kuadër të vizitës zyrtare të Kreut të Shtetit në Jordani.

Vizita synon t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe dhe të konsolidojë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe të sigurisë, si dhe zgjerimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e avancimit të agjendës së përbashkët dhe shprehën vullnetin për ta çuar përpara partneritetin mbi bazën e respektit reciprok, miqësisë së qëndrueshme dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Gjatë takimit u shpreh vendosmëria për të shndërruar mundësitë në arritje përmes rritjes së investimeve. Presidenti Begaj vlerësoi potencialin për forcimin e dimensionit ekonomik dhe zhvillimin e turizmit, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit falënderoi Mbretin Abdullah II për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e saj në forume ndërkombëtare.

Të dy udhëheqësit rikonfirmuan qëndrimin për thellimin e bashkëpunimit shumëpalësh, duke nënvizuar vizionin e përbashkët për stabilitet, demokraci dhe prosperitet rajonal e global, si dhe vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të Procesit Aqaba.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria ka përqafuar dhe promovuar në mënyrë aktive dialogun ndërfetar, duke e cilësuar vendin si model të harmonisë fetare dhe mbrojtjes së diversitetit.

Në diskutime u përfshi edhe situata në Lindjen e Mesme, ku të dy liderët ndanë bindjen se dialogu dhe zgjidhjet paqësore mbeten rruga e vetme për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Presidenti Begaj u takua edhe me Kryeministrin Dr. Jafar Hassan, me të cilin bisedimet u përqendruan në zhvillimin e marrëdhënieve në ekonomi, turizëm, teknologji informacioni dhe arsim.

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
BEgaj Jordani Mbreti Abdullah i Jordanisë

Nga e njëjta kategori

Rama fton të rinjtë për tu bërë pjesë e MIA: Edhe tre ditë kanë mbetur

më shumë...

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në lidhje me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, por nuk kemi marrëveshje

më shumë...

Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale, Rama: Djegia e teserave akt i turpshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

9:52

Një javë nga helmimi i banorëve në...

9:42

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

9:28

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

9:04

Bajram Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës,...

8:56

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është...

8:43

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

8:28

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara...

8:21

“Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të...

7:49

Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari,...

7:11

Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.