E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Begaj u prit mëngjesin e kësaj të hëne nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me një ceremoni zyrtare.

Reklamë

Kreu i Shtetit do te zhvilloje takim edhe me kryeministrin Kurti dhe drejtues të forcave politike në këtë vend.

Në axhenden e Presidentit Begaj ne qendrimin dyditor në Prishtine është edhe vizita në Memorialin e Personave të humbur si dhe në shtëpinë e familjes patriotike Jashari.

Reklamë

Kjo është vizita e parë që begaj zhvillon jashtë Shqiperisë që pas marrjes së postit më të lartë në vend.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë