Pas votimit të rezolutës së PS kundër presidentit Meta në Kuvend, ka reaguar Presidenca.

 

Në një deklaratë për mediat këshilltari Ligjor I Presidentit Ilir Meta, Gledin Dervishaj deklaroi se akti presidentit ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe I mbështetur në të gjitha dispozitat ligjore.

 

“Në vend të një diskutimi mbi argumentet ligjorë që u mbështet presidenti dhe në vend që të ishte një moment ku të shfaqej një reflektim apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot përkundrejt kësaj pritshmërie u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të presidenti. Kjo retorike toksike nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes në vend. Ky akt është marrë bazuar tërësisht në argumente kushtetues ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Akti i Presidentit, referuar marrëdhënieve juridike dhe argumenteve e bën dekretin e presidentit një akt me natyre të veçantë dhe askush përveç gjykatës kushtetuese nuk mund ta gjykojë vlefshmërinë. KQZ eshte e detyruar ta zbatoje dekretin.”

 

Sipas tij miratimi rezolutës nuk I shërben zgjidhjes së krizës politike në vend.

 

“Çdo subjekt politike apo jo politik, i cili nuk është dakord me vendimmarrjen e presidentit apo kundërshton kompentecat është i lirë të ngrejë pretendimet në Gjykatën Kushtetuese apo çdo gjykatë tjetër. Presidenti përsërit qëndrimin e tij se ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues, e cila mund të kulmonte me një përplasje në 30 qershor.”

 

Duke i cilësuar si fyrje të gjitha argumentat e bëra nga deputetët e mazhorancës në Kuvend, Dervishaj theksoi se presidenti ka nisur konsultat me forcat politike dhe do të përcaktojë një datë të re zgjedhjesh.

 

“Presidenti siguron qytetarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit në një datë më të afërt. Për caktimin e kësaj date presidenti ka nisur një proces konsultimit më të gjitha palët politike. Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *