Subscribe

 

Një emigrant i sapokthyer nga Italia, i cili lëvizte me armë në zonëne Shijakut, u arrestua nga policia, gjatë operacionit “Smith 2”.

 

Artur Prrollit, 42 vjeç nga fshati Koxhas i Shijakut, iu gjet në banesë edhe një armë automatike “Scorpion”, me një krëhër me fishekë.

Prrolli kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Italia, ku kishte qëndruar një periudhë të gjatë kohe. Sipas hetuesve, për Prrollin kishte informacione se ai lëvizte me armë dhe për këtë shkak ai edhe u mbajt në vëzhgim dhe u ndalua. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij u gjet një pistoletë me mulli “Smith”, me pesë fishekë. Po ashtu në banesë iu zbulua edhe arma automatike “Scorpion”, e cila kishte të montuar një silenciator.

Gjatë pyetjes së tij, emigranti nuk pranoi të jepte shpjegime për policinë, duke refuzuar të flasë se për se i duhej arma me silenciator në shtwpi.

Ndaj tij tashmë rëndon akuza e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *