Subscribe

Zbardhet vrasja në Larushk të Fushë-Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.  Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë të përfshirë në atentat.

Në pranga kanë përfunduar Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, të dy me precedentë të mëparshëm penale.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia konfirmon se autorët janë afruar te banesa e Gentian Bejtjas me automjetin  “Land Rover ” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë. Pasa kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer në fshatin Hasan kanë djegur automjetin.

Sipas policisë është vërtetuar se autorët janë larguar me një makine tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë-Krujë për tu larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Falë kamerave të sigurisë është identifikuar mjeti tip “Golf” me targa  në pronësi të Edison Haxhiut.

Po ashtu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj.

Nga kontrollet në banesën e këtij të fundit është gjetur arsenal armësh, konkretisht dy pistoleta, ku njëra ishte me leje, municione luftarake, radio marrëse, pasaportë dhe karte identiteti të Kosovës të falsifikuar si dhe aparate celulare.

Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Ndërsa Edison Haxhiu akuzohet për sigurim i kushteve e mjeteve  për të kryer vrasjen.

Armët e sekuestruara janë dërguar në laborator për të parë nëse janë përdorur ose jo në krime të tjera./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *