Pranga një tjetër personi për atentatin ndaj prokurorit Ndoja e shoferit të tij

Arrestohet një nga bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar për atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja e Landi Muharremi, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Në pranga përfundoi 29-vjeçari me iniciale A. H., 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.
29-vjeçari është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ka larguar me automjetin e tij autorët e krimit nga vendi ku braktisën makinën.




