Policia e Tiranës sekuestroi këtë të premte 7.4 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa arrestoi një 16 vjeçar dhe shpalli në kërkim një 42 vjeçar. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një servis në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

 

Arrestimi i te miturit u bë pasi gjatë kontrollit ai ndodhej në servisin e të atit, ku në bagazhin e mjetit tip “Benz”, janë gjetur 7.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

 

Në Lushnje gjatë një operacioni policia sekuestroi 22 doza kokainë, ndërsa është arrestuar poseduesi. Në pranga ra Marsel Korreshi 27 vjeç. Arrestimi i tij erdhi pas informacioneve se në lagjen “çlirimi” shpërndahej lëndë narkotike.

 

Edhe në Qafe – Thanë uniformat blu arrestuan një turk dhe një ukrainase pas sekuestrimit të 9 tabletave të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi. Lënda narkotike u gjet dhe sekuestrua në makinën e tyre tip “Opel Astra” pas kontrollit në dalje të Shqipërisë ditën e djeshme.
Në Shkodër u asgjesuan  56 bimë narkotike të llojit cannabis sattiva, ndërsa është shpallu të kërkim autor i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. Bimët u gjetën në një fshat në njësinë administative pult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *