Porto mbajti kreun e renditjes ne përfundim te fazës se pare ne kampionatin portugez. Ne javën e 17 ne sfidën e transmetuar ne Tring, dragonjtë munden Vitorja Gimaraesh me rezultatin 4-2.

 

Ne fakt nje ndeshje jo e lehte per te zotet e shtëpisë, te cilët e mbyllen pjesën e pare ne disavantazh pas golit te Rafinja per miqtë ne minutën e 22. Pjesa e dyte e gjitha per te zotet e shtëpisë, te cilët gjeten katër here rrjetën. Fillimisht Vincent Abubakar ne minutën e 57 barazoi shifrat, ndërsa 5 minuta me vone Yasin Brahimi kaloi per here te pare ne epërsi Porton.

 

Dragonjtë nuk u ndalen edhe pas këtij rezultati, ndërsa ne minutat e fundit te takimit ne skene doli Musa Marega autor i një dopiete. Sulmuesi afrikan shënoi golin e trete ne minutën e 79, ndërsa 4 minuta me vone mposhti përsëri portierin kundërshtar. Rezultati përfundimtar u vulos nga Heldon ne minutën e 88, i cili shënoi golin e dyte per Vitoria Gimaraesh.

 

Pas ketij rezultati Porto mban vendin e pare ne krye te klasifikimit ne kuotën e 45 pikëve, dy me shume se Sporting qe nga ana e tij shpartalloi 5-0 Maritimo. Ne vend te trete pozicionet Benfika me 40 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *