E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Portiere me ekipin e Lyonit, atletja me origjinë nga Ulqini betohet para kryebashkiakut të Tiranës! Veliaj: Tashmë shqiptare jo vetëm me gjak

Alyssia Paljevic është shtetasja më e Republikës së Shqipërisë. Atletja me origjinë nga Ulqini, por e rritur në Francë është betuar para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Kryebashkiaku ka ndarë një foto në rrjetet sociale, duke e cilësuar Alyssian krenari të kombit tonë.

 

Reklamë

Ai shton se tashmë Alyssia është shqiptare jo vetëm me gjak, por edhe me nënshkrim, ndërsa i ka uruar asaj suksese që të bëjë krenarë shqiptarët kudo në botë.

 

“Ceremonia e betimit të shtetases më të re të Republikës së Shqipërisë, Alyssia Paljevic.Alyssia, me origjinë nga Ulqini dhe e rritur në Francë është KRENARIA e kombit tonë, një atlete fantastike, portiere në ekipin e Lyonit, që tashmë është jo vetëm me gjak por edhe me nënshkrim SHQIPTARE.Urime! Na bëj krenarë”, ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë