E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pompeo telefonon Bushatin, DASH: Tirana iu përgjigj komplotit iranian

Sekretari amerikan i shtetit ka falenderuar shqiperine per debimin e diplomateve iraniane. Majk Pompeo zhvilloi nje bisede telefonike me ministrin per Europën e Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

 

Sekretari i shtetit përgëzoi  qeverinë shqiptare për vendimin, duke thene se Tirana iu përgjigj një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri.

 

Reklamë

Në njoftimin e DASH thuhet se pas arrestimeve të kohëve të fundit që shkatërruan komplotet e mbështetura nga Irani në Danimarkë e Francë, veprimet e shqipërisë dërguan një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në tokën evropiane.

 

Pompeo përgëzoi ministrin Bushati edhe për konfirmimin e Shqipërisë si kryesuese e OSBE në  vitin 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë