Policia vijon aksionin/ Asgjësohen rreth 5 mijë bimë kanabis, ishin kuktivuar në zona të thella
Qindra efektivë policie kanë zbarkuar në terren në disa qarqe në një aksion masiv kundër kultivimit të kanabisit. Mësohet se janë asgjësuar 4945 bimë narkotike të kultivuara në zona të thella malore.
Aksioni është zhvilluar kryesisht në Shkodër, Lezhë, Krujë, Dibër dhe Gjirokastër.
Pjesa më e madhe është gjetur në Malësinë e Shkodrës, ku janë asgjësuar vetëm në këtë zonë 3290 bimë narkotike.
Gjatë kontrolleve janë përdorur edhe 32 dronë, për të monitoruar territorin nga ajri me qellim identifikimin e parcelave.
Mësohet gjithashtu se në këtë aksion që është shtrirë në të gjithë vendin janë angazhuar 1560 forca policore. Efektivët kanë asgjësuar bimët me anë të djegies, ku një sasi e vogël është sekuestruar si provë materiale.
Por uniformat blu nuk kanë arritur të arrestojnë asnjë person, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.




