Kontrolle për fishekzjarret, kapen sasi lëndësh piroteknike në disa qytete të vendit

Policia vijon të godasë rastet e tregtimit të paligjshme të shitjes së lëndëve piroteknike në prag të ndërrimit të viteve.
Në Tiranë është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh piroteknike që mbahej e shitej në markete, automjete ose në rrugë.
Si pasojë 3 persona janë arrestuar dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht.
Ndërkohë në Vlorë janë sekuestruar nga policia 691 fishekzjarre, ndërsa u procedua penalisht edhe pronarja e subjektit tregtar që i shiste.
Të paktën 3 dyqane, të tjerë, u konstatuan në qytetin e Peshkopisë, ku mbaheshin sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara.3 persona u proceduan penalisht dhe u sekuestruan kutitë me fishekzjarre.
Edhe në Maliq, u konstatua një market, në të cilin mbaheshin në mënyrë të paligjshme 48 kuti me lëndë piroteknike , me më shumë se 2800 kapsolla, ndërsa u procedua penalisht pronarja e subjektit.
Policia ka bërë disa herë apel për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet nga ligji.




