Brenda pak ditëve, policia rrugore ne qarkun e Korçës ka vendosur 290 masa administrative ndaj shoferëve. Gjobat ishin për përdorimin e telefonit në drejtimin e automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit si dhe për mungesën e dokumentacionit.

 

Pjesa më e madhe e penaliteteve ishte në Korçë, e më pas në Pogradec e Devoll. Drejtues të Policisë Rrugore u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë plotësisht rregullat e qarkullimit, për të shmangur aksidentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *