E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Policia nuk ndërhyn në zgjedhje”

Në një klimë të acaruar politike, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, garantoi se procesi zgjedhor do të zhvillohet në zbatim të plotë të ligjit. Nga Shkodra, ai theksoi se Policia do të luajë rolin e saj në respekt të përcaktimeve Kushtetuese.

 

“Zgjedhjet e 18 Qershorit janë absolutisht të garantuara, sepse zgjedhjet në përgjithësi i garanton Kushtetuta dhe ligji. Dhe Policia është në funksion të respektimit dhe garantimit të Kushtetutës e të Ligjit. Dhe Policia vetëm bën detyrën që i ngarkon ligji.”

 

Për Petrit Vasilin, ministër i Drejtësisë, njëherësh drejtues i LSI-së, konfliktet politike pengojnë jo vetëm zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe zhvillimin ekonomik e social në vend. Ndaj theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

 

Deklaratat dy ministrat e kabinetit “Rama” i bënë pas ceremonisë së përurimit të godinës së Gjykatës së Apelit, rrethi Shkodër.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video