E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia gjobit deputetët se ishin pa maskë, mes tyre Kujtim Gjuzi

Këtë të enjte nuk u gjobitën vetëm qytetarët për mos zbatim të urdhrit të qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim, por edhe deputetët.

Një grup efektivësh kanë qëndruar para Parlamentit dhe kanë ndëshkuar me gjobë çdo deputet që nuk kishte maskë në fytyrë, duke mos i toleruar.

Reklamë

Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi janë dy deputetët që nuk iu bindën urdhrit, e për pasojë pranuan gjobën.

Nga ana tjetër, Florenc Spaho, tentoi që të vendoste maskën pasi u konstatua nga uniformat blu, por sërish nuk i shpëtoi gjobës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë