E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Policia e Vjenës shkatërron një bandë droge, tre shqiptarë në pranga, sekuestrohen 11 kilogramë kokainë

Forcat e Landeskriminalamt dhe njësia speciale WEGA kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike, njoftoi të hënën zëdhënësja e policisë, Irina Steirer. Operacioni u zhvillua në zonën përreth qytetit Schwechat, pranë Vjenës.

Mes të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, 72, 53 dhe 23 vjeç. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të përfshirë në trafikun e drogës.

Reklamë

Hetimet nga Policia Kriminale e Vjenës kishin nisur në fillim të qershorit 2026. Të enjten e kaluar, hetuesit identifikuan vendndodhjen e grupit dhe, me mbështetjen e njësisë speciale WEGA, vunë nën vëzhgim një nga personat e dyshuar.

Gjatë operacionit, hetuesit sekuestruan një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Gjatë kontrollit të dhomës u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para cash dhe disa telefona celularë.

Reklamë

Policia austriake nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarve apo vlerën e drogës së sekuestruar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.