E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia “blindon” Beratin, dhjetëra efektivë në rrugë, fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale

Screenshot

Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit, duke ngritur postblloqe të shumta në hyrjet e daljet e tij dhe në çdo kryqëzim.

Sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan të detajuar masash, duke vendosur pika të shumta kontrrolli  në rrugët e qytetit.

Reklamë

Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Gramoz Lala bën me dije se kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim si dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Në pikat e kontrollit përveç efektivëve të sektorit të qarkullimit rrugor, kanë qenë edhe inspektorët e krimeve dhe trafiqeve në DVP Berat.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe, janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet për tu verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë