E shtunë, 31 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Policia bashkiake e Lezhës i kërkon KZAZ-së të lirojë ambientet

Bashkia e Lezhës vijon përpjekjet për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve dhe për të kërkuar lirimin e ambienteve nga ana e KZAZ.

 

Reklamë

Policia Bashkiake, pas dy kërkesave të bëra me shkrim nga ana e Bashkisë Lezhë, është paraqitur pranë ambienteve ku ruhen materialet zgjedhore dhe ka kërkuar takim me përfaqësuesit e KZAZ.

 

Reklamë

Kërkesë kjo që është refuzuar nga ana e përfaqësuesve të KZAZ.

 

Ndërkohë nga ana tjetër policia bashkiake kë njoftuar se do të bëjë dhe një tjetër kërkesë me shkrim ku do të kërkojë lirimin e ambientevet nga ana e KZAZ dhe respektimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë