Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Pas ndjekjes dhe ndalimit, rezultoi se burri jo vetëm ishte i dehur në timon, por edhe pa patentë. 44 vjeçari gjithashtu kishte goditur me grushte për motive të dobëta edhe një person tjetër.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. V., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Pazarit”, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe nga verifikimet e kryera pas kapjes, ka rezultuar se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe se për motive të dobëta, kishte goditur me grushte, një 35-vjeçar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *