E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Polici shpëton të aksidentuarit, efektivi largoi në kohë të rinjtë para se mjeti të shpërthente në flakë

Efektivi 26 vjeçar, Klajdi Mustaj  ka nxjerr nga një makinë që rrezikonte të merrte flakë pas përplasjes disa të rinj në Fier.

26-vjeçari prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, u gjend rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Reklamë

Ai vuri re se një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme, kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim.

Efektivi nxitoi drejt automjetit, i ndihmoi të plagosurit të dilnin, dhe kur pa se koha ishte e pakët, mori në krahë një prej tyre dhe e largoi në një zonë të sigurt.

Gjatë ndërhyrjes, edhe vetë pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal deri sa të gjithë shpëtuan nga rreziku.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00, ku të plagosur mbetën një 21 vjeçar si dhe dy adoleshentë  17 dhe  15 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë