Subscribe

Pas ngjarjes tragjike të një dite më parë, kur efektivi i FNSH, Roland Bicerri u vra aksidentalisht me armën e shërbimit nga i biri 7 vjeçar, Sindikata e Policisë ngre shqetësimin se efektivët nuk po zbatojnë siç duhet rregullat teknike të përdorimit të armëve. Kreu i kësaj Sindikate, thekson se arma duhet mbajtur në brez dhe jo në vende të tjera.

 

SABEDIN FISHTA

SINDIKATA E POLICISE

Duhet të respektojnë në maksimum rregullat e sigurisë teknike të mbajtjet dhe përdorimit të armëve të zjarrit si në punë apo jashtë saj. Pistoleta edhe në shërbim edhe jashtë punës mbahet në brez. Në momentin që hiqet nga brezi ka rregulla të tjera për tu zbatuar për ta ruajtur dhe mbajtur këtë armë. Në asnjë vend nuk thuhet se arma mbahet në çantë apo vende të tjera jashtë brezit.

 

Fishta shton shqetësimin e mungesës së trajnimeve për efektivët e policisë sesi duhet të mbajnë dhe të përdorin armën.

 

 

SABEDIN FISHTA

SINDIKATA E POLICISE

Duhet të ndërtohen programe për trajnimin e forcave të policisë. Për shkak të ngarkesës së punës që efektivët kanë në terren, është lënë pas dore procedura e trajnimeve sesi duhet të veprojnë punonjësit e policisë. Sot besoj që vetëm në fund të vitit, efektivët bëjnë vetëm një qitje dhe me këtë proces vlerësohen për përdorimin e armës së zjarrit.

 

Në fund Fishta shtoi se duhen trajnuar të gjithë efektivët për mënyrën dhe situatat kur përdoret arma e zjarrit gjatë shërbimit, pasi një pakujdesi shkakton ngjarje të rënda, siç ishte vrasja e Klodian Rashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *