E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Po ti Lul nuk shan?”/ I nxori audion, Rama i përgjigjet Bashës: Ishte një bisedë private

Seanca e sotme u shoqërua me replika të ashpra mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Reklamë

Ndërsa pranoi audio-përgjimin që Basha ndau pak më parë në Kuvend, ku Rama dëgjohej duke ofenduar një qytetar gjatë një bisede telefonike, kryeministri iu drejtua Bashës duke thënë se ajo ishte një bisedë private dhe jo publike, duke shtuar se në biseda private njeriut dhe mund t’i shkasë gjuha.

 

“Fjalori sadist kriminelët me të cilët ke ngrënë janë në dhe, merr qetësues para se të vish në sallë, po ku e di ti, e ke dëgjuar nga ustai. Të janë vrarë ortakët me antitank kur ishe në bashki, ku e di ti? E ke dëgjuar nga ustai, e të tjera, njësoj si ustai, por me një ndryshim, se nuk je ustai, as kopje jo. Unë nuk jam i rënë nga qielli, nëse këtu ka një burrë që të më thotë që asnjëherë në jetën e tij në komunikim privat nuk e ka parë gjuhën t’i shkasë me atë fjalë që unë përmenda, cohu ti i pari dhe thuaj që në komunikim privat nuk të ka shkarë gjuha tek një fjalë që ti kujtohesh që nxore fotografinë lakuriq dhe mua shqiptarët mu afruan më shumë. Ai është përgjim. Ti nuk je vetja, je shëmbëlltyra e atij ustai por nuk e gjete rrugën për t’u larguar nga ai duke më sfiduar mua dhe kundërshtarët politik dhe jo duke u gëdhirë në majë. Ustain tënd unë nuk e kam pasur ndonjëherë mik, por s’ke dëgjuar të them është armiku ynë i përbashkët, është nga ato shprehjet e enverizmit që i kanë ngelur në gjuhë ustait.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë