“Po rrezikohet shëndeti i mjekëve dhe infermierëve”/ Spahia: Të shtohen testimet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përsërit thirrjen e tij për kryerjen e sa më shumë testimeve për COVID-19.
Sipas tij, numri i ulët i testimeve nuk vështirëson vetëm shkëputjen e zinxhirit të infeksionit, por vendoset në rrezik edhe shëndeti i stafit shëndetësor, si dhe shtimi i të infektuarve në spitale.
“Rruga e vetme per kthimin sa me shpejt ne normalitet eshte shtimi i testimeve. Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet çdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale.”
Spahia iu ka uruar shërim të shpejtë mjekëve dhe infermierëve të vetëkarantinuar dhe të kthehen në krye të detyrës.
“Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe t’i kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje. Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behengati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme.”




