E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Po ju them një sekret…”/ Rama batuta me Gjinushin: S’më ka uruar për fitoren

Në Akademinë e reformuar të Shkencave, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me akademikë, ku zbuloi edhe “një sekret të vogël”, siç e quajti ai.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë tha se për herë të parë Skënder Gjinushi nuk e uroi për fitoren e siguruar në 25 prill.

 

Reklamë

Sipas tij, tashmë anëtarët kanë në dorë çelësat e Akademisë.

 

“Po ndaj me ju një sekret të vogël: për herë të parë Gjinushi nuk ma ka uruar fitorën pavarësisht se është i kënaqur. Ka menduar edhe për ata anëtarët e Akademisë nuk janë të kënaqur. Për herë të parë në histori është bërë me pakicën. Kur u arrit edhe depolitizimi i Skënder Gjinushit, e ardhmja është e sigurt. Sot për herë të parë gjithë anëtarët e kësaj akademine kanë në dorë çelësat e saj. As të kashtës dhe as partisë. Vetë Zot dhe vetë shkop. Barrën e këtij ndryshimi e keni marrë vetë përsipër por jemi gati që ta ndajmë me ju, pa ndërhyrë dhe pa kërkuar asnjëherë, asgjë tjetër që kur të kthejmë kokën nuk lamë pas hijen e turpit në këtë godinë.”

Më shumë video

Reklamë