E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plazhistja zbriti nga autobuzi dhe tentoi të kalojë rrugën por u përplas për vdekje

Dalin detaje të reja në lidhje me dinamikën e aksidentit të rëndë që ndodhi mengjesin e kësaj të marte tek Ura e Golemit në Kavajë, ku gjeti vdekjen kalimtarja Brunilda Shyti.

Mësohet se 38 vjecarja ishte nga qyteti i Beratit. Bashkë me disa persona të tjerë nga ky qytet, ajo kishte vendosur të pushonte në plazhin e Golemit.

Reklamë

Personat në grup kishin zbritur anës rrugës nga një autobus i Beratit.

Por në vend që të kalonin në anën tjetër të rrugës duke përdorur nënkalimin që është krejtësisht funksional në Golem, 38 vjecarja ka preferuar ti bjere shkurt duke kaluar mes përmes rrugës nacionale Plepa-Kavajë.

Reklamë

Për të keq, një makinë  e drejtuar nga një djalë 25 vjecar me iniciale E.S . goditi vajzën e cila mëpas gjeti vdekjen brenda në ambulance.

Policia sqaroi se drejtuesi i makinës u shoqërua në komisariat për hetime të metejshme ku përfshihet shpejtësia e mjetit apo edhe fakti nëse kishte përdorur alkool apo jo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë