E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Plagosje me armë zjarri në Kosovë, arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja është regjistruar në fshatin Gadish të Gjilanit.

Sipas asaj që raportojnë mediat i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit, e cila dyshohet të jetë përdorur për plagosjen e të riut. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e  plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh