E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosja në Durrës/ Hyri për të vjedhur, por qëlloi drejt pronarit të shtëpisë

Zbardhen detaje nga plagosja e një personi në Durrës mbrëmjen e kësaj të hëne. Një grabitës ka hyrë për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit me iniciale R.T., por është pikasur nga ky i fundit, i cili tentoi ta ndalojë. Pas kësaj, autori ka qëlluar në drejtim të zotit të shtëpisë, duke e lënë të plagosur në këmbë.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, 42-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Pika kontrolli janë ngritur me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar në këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë