E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Plagosën me sende të forta një person në Tiranë, pranga tre të rinjve

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të dyshuar për plagosjen e shtetasit K.H. disa ditë më parë në rrugën “Mihal Grameno”.

Në pranga u vunë S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë goditur me sende të forta K.H. pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë