Në zgjedhjet e 25 prillit në disa zona do të kryhet pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik. Për të përcaktuar se në cilat zona, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar mendim nga të gjitha partitë politike.

 

Me anë të një shkrese zyrtare, Celibashi pyet PS, PD, LSI, PR, PDK, PDIU, PSD dhe Bindjen Demokratike në lidhje me zonat se ku mund të aplikohen projektet pilote në këto zgjedhje.

 

Sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor, sistemet e teknologjisë së informacionit që do të implementohen me projekte pilot duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve.

 

Edhe nëse partitë politike nuk kanë konsensus, vendimin në fund e merr Komisioni Rregullator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *