Protesta e kësaj të enjte e opozitës që u zhvillua me bllokim rrugës u mbyll pak më heret sesa mendohej.

Protestuesit bllokuan 12 akse, nga ora 18:00 deri në orën 19:30.

Vetëm në Elbasan ku ishte vetë Basha, në Tiranë por edhe në Durrës ku ishte Kryemadhi, protesta zgjati deri në 20:00. Madje në Tiranë, protestuesit marshuan nga “Dogana” tek Zogu I Zi në këmbë.

Pati pak tensione dhe përplasje të vogla të protestuesve me policine ndërsa u dogjën masivisht goma në mes të rrugës. Në Durrës, Edi Paloka hapi vetë derën e ambulancës për të parë nëse kishte brenda person të sëmurë apo jo.

Në Kukës, maturantet nga Kosova që do të futeshin në Shqipëri, ia kanë marrë vales në mes të rrugës në pritje të zhbllokimit të rrugës së Kombit, ndërsa në Dibër protestuesit I hapën rrugë makinës së ciftit të ri që sapo ishte martuar.

Në Berat, protestuesit ishin të vetmit që mbanin flamurin shqiptar vec atij të PD dhe LSI. Në Durrës, mbështetesit e PD nga Rrogozhina preferuan që mesazhin “Rama ik” ta japin nga ajri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *