Fluturimet me Italinë e Veriut, të paktën deri në 3 prill, do të pezullohen. Masa u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

 

“Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor, e gjithë struktura e personlit shëndetësor që është parashikuar për tu futur hap pas hapi në dispozicion të kësaj përballje është e mirëinfirmouar. Ka ardhur momenti gjithnjë në ndjekje të protokollit të OBSH, janë pezullimi i udhëtimeve me Italinë e Veriut deri në 3 prill.”

 

Po ashtu, i pari i qeverisë theksoi se janë vënë në dispozicion 400 milionë lekë për përballimin e situatës.

 

“Në këtë situatë si në çdo situatë ku përballemi me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi të certifikuar dhe zbatimi i atyre orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe për të tjerët. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milion lekësh, për të plotësuar nevojat e kësaj faze të mbështetjes së sistemit tonë shëndetësor.”

 

Përveç pezullimit të fluturimeve, qeveria vendosi po ashtu të mbyllë të gjitha institucionet arsimore deri me 3 prill. Babë e birë të kthyer nga Firence janë dy rastet e para të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *