E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pezullimi i Belinda Ballukut, Kushtetuesja vendos sot nëse do të kalojë për shqyrtim ankimimi i qeverisë

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese pritet që të vendosë nëse do të kalojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre nga GJKKO.

Më herët, Kryeministri Edi Rama është shprehur se deri në vendimin e gjykatës më të lartë të vendit, qeveria do të mbetet pa një numër dy.

Reklamë

Nëse sot Kolegji vendos kalimin e çështjes për shqyrtim, atëherë pritet që seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.

Një ditë më parë, keru i qeverisë reagoi për pezullimin e Ballukut me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai sqaroi se ankimimi në Kushtetuese është dërguar me firmën e tij.

Dhe një herë riktheksoi se gjykata nuk mund të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit qeveritar pasi këto vendime destabilizojnë balancën e pushteteve, opinion ky sipas Ramës i dhënë dhe nga komisioni i Venecias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë