Subscribe

Ishte viti 1990, kur Inva Mula vendosi që të ngjisë shkallët e operave në Europë, e ky rrugëtim nisi pas interpretimit të Lejlës, në operan “Peshkatarët e perlave”. Këtë sezon të ri të Teatrit të Operas dhe Baletit ajo ka zgjedhur të ngjisë sërish në skenë këtë opera me tri akte.

 

Këtë herë ajo vjen jo vetëm si këngëtare lirike, por edhe si regjisore, konceptin e së cilës ka vite që e mendon e që prej disa kohësh ka nisur përgatitjet, nisur nga audicionet e deri tek bashkëpunimi me artistë nga operat e Sofjes dhe Stambollit. Edhe dirigjenti, Gerard Akoka, vjen pas një karriere të gjatë në Francë.

 

Për herë të parë me një përgjegjësi të madhe ngjiten në skenë në role kryesore dy artistë të rinj, si Simona Karafili e Aurel Thellimi, që i bashkohen emra të sprovuar edhe në skena të huaja, si Saner Akin, Armando Likaj, Ramona Tullumani e Hrisimir Damyanov.

 

“Peshkatarët e perlave” do të ngjitet në skenë shoqëruar nga balerinët e TKOB nën koreografinë e Enada Hoxha e Gert Vaso. Nuk do të mungojë as kori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *