Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në Ditën e Evropës është takuar me të rinjtë, ku ka kërkuar që të mos heshtin në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Soreca ka theksuar se të rinjtë janë objektivi i tyre për të dëgjuar idetë, pasi ata janë jo vetëm e tashmja por e ardhmja e Shqipërisë

 

“Një nga mesazhet që presim të sjellim këtë javë është të sigurohemi jo vetëm nevojat tuaja, është që zëri juaj të dëgjohet. Në ato vende që çështjet e rinisë bëhen pjesë e politikbërjes, në ato fusha apo aspekte që janë më të rëndësishme për ju. Nuk duam të jemi një filtër ndërmjet jush dhe institucioneve, por një strukturë një mënyrë që zëri juaj të dëgjohet.Unë shoh shumë të rinj dhe shumë persona që kemi takuar gjatë këtyre javëve, e di që nuk rrini pa folur dhe e thoni atë që keni në mendje. Por ky është objektivi ynë të dëgjojmë idetë tuaja. Ju jeni jo vetëm e tashmja por e ardhmja e Shqipërisë. Do kemi takime në të ardhmen që do t’ju tregoj se cilat janë parimet e kësaj strategjie. Jeni një familje e vetme, jam shumë i kënaqur që jemi 8 veta, pra 9 së bashku me ambasadorët. Unë jam Luiggi Soreca, jam drejtues i delegacionit të BE-së, në Shqipëri. Faleminderit që keni ardhur dhe mbi të gjitha gëzuar ditën e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *