Përshtatën banesën e marrë me qira për përgatitjen e dozave të kanabisit, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë të përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit.
Një 23-vjeçar është arrestuar, ndërsa një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit “Collaboration 1” u vu në pranga shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 2 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit./vizionplus.tv




